Udhëheqësi i puçit e emëron kryeministër të Madagaskarit biznesmenin Rajaonarivelo - NACIONALE

Udhëheqësi i puçit e emëron kryeministër të Madagaskarit biznesmenin Rajaonarivelo

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i puçit në Madagaskar, Kolonel Michale Randrianirina, i cili e mori pushtetin këtë muaj, të hënën e emëroi kryeministër të ri biznesmenin dhe konsulentin Herintsalama Rajaonarivelo.

Randianirina u betua në pozitën e presidentit të premten, disa ditë pasi e mori kontrollin e vendit, pasi protestat e udhëhequra nga të rinjtë e rrëzuan paraardhësin e tij, raporton “France24”.

Duke e shpjeguar vendimin për ta emëruar Rajaonarivelo-n kryeministër, presidenti i përmendi përvojën dhe “lidhjet [e tij] me organizatat ndërkombëtare që punojnë me ne”.

Ai shtoi se ushtria do ta mbajë pushtetin krahas një qeverie civile për një periudhë deri në dy vjet para se të organizohen zgjedhjet e reja.

Ish-presidenti Andry Rajoelina, ndaj të cilit deputetët hapën hetim pas ikjes së tij nga vendi, e ka dënuar marrjen e vendit nën kontroll nga ushtria dhe ka refuzuar që të japë dorëheqje në ekzil, pavarësisht dezertimeve në forcat e sigurisë dhe ratifikimit të ndryshimit të pushtetit nga Gjykata Kushtetuese.

Lajme të ngjashme