Turbulencë e fortë në fluturimin Londër-Sinapor: Aeroplani ra rreth 6.000 metra poshtë për pak minuta
Një aeroplan që po fluturonte nga Londra për në Singapor, është goditur nga një urbulencë e madhe ku për pasojë, vdiq një pasagjer dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Pas gati 11 orë fluturimi nga Londra, aeroporti ra rreth 6,000 metra më poshtë për afro pesë minuta, duke detyruar pilotin që të bënte ulje emergjente në Bangladesh.
Pasagjerët e kanë përshkruar situatën si tejet të frikshme dhe thanë se kishin një paralajmërim të vonshëm për situatën emergjente.
Në aeroplan, raportohet se ishin 211 pasagjerë, 18 anëtarë të ekipit.

23 persona raportohet të jenë lënduar nga incidenti.

Ndërkaq, viktima që raportohet të jetë një britanik 73 vjeçar, sipas autoriteteve vdiq nga sulmi në zemër dhe ai po udhëtone me gruan e tij.

Pasagjerët kanë përshkruar situatën kur aeroplani ra shumë thellë poshtë ajrit pas turbulencës në hapësirën ajrore afër Mianmarit.


“Aeroplani filloi të binte poshtë me shpejtësi të madhe dhe të gjithë ishim të shokuar, u siguruam për rripat por gjithcka ndodhi në shpejtësi të madhe”, thotë Dzafran Azmir, një student 28 vjeçar për Reuters.