Trumpi thotë se ka anuluar një sulm të ri ndaj Iranit me kërkesën e shteteve të Gjirit - NACIONALE

Trumpi thotë se ka anuluar një sulm të ri ndaj Iranit me kërkesën e shteteve të Gjirit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se do të anulojë një sulm ushtarak ndaj Iranit, i cili ishte planifikuar për të martën, dhe këtë do ta bëjë me kërkesë të shteteve të Gjirit Persik, pasi “bisedime serioze tani janë duke ndodhur”.

Duke shkruar në rrjetin “Truth Social”, ai tha se i është kërkuar që të veprojë kështu nga udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton televizioni BBC.

Trumpi tha se është njoftuar se do të bëhet një marrëveshje që është “shumë e pranueshme” për Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se nuk do të ketë armë bërthamore për Iranin.

Megjithatë, ai paralajmëroi se ushtria amerikane do të jetë e përgatitur “që të ecë tutje me një sulm të shkallës së plotë e të lartë ndaj Iranit, me një njoftim të shkurtër”, nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme.

Irani nuk e ka komentuar publikisht deklaratën më të re të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë fundjavës, Trumpi e kishte paralajmëruar Teheranin se “ora po ec”, kur bisedimet për përfundimin e luftës kishin ngecur.

Lajme të ngjashme