Trump thotë se 'u shpëtua nga Zoti për ta bërë Amerikën të suksesshme përsëri'
Donald Trump më pas e përshkroi veten si një shpëtimtar të dërguar nga qielli që do të zgjidhë problemet e Amerikës.
"Zgjedhja ime e fundit është një mandat për të përmbysur plotësisht dhe tërësisht një tradhti të tmerrshme dhe të gjitha këto tradhti të shumta që kanë ndodhur, dhe për t'u kthyer njerëzve besimin, pasurinë, demokracinë dhe, në të vërtetë, lirinë e tyre. Që nga ky moment, rënia e Amerikës ka marrë fund," tha ai.
Presidenti vazhdoi:
"Liritë tona dhe fati i lavdishëm i kombit tonë nuk do të mohohen më, dhe ne do të rikthejmë menjëherë integritetin, kompetencën dhe besnikërinë e qeverisë së Amerikës. Gjatë tetë viteve të fundit, jam testuar dhe sfiduar më shumë se çdo president tjetër në historinë 250-vjeçare të vendit tonë, dhe kam mësuar shumë gjatë këtij rrugëtimi.
Udhëtimi për të rikthyer republikën tonë nuk ka qenë i lehtë, këtë mund t'ua them. Ata që dëshirojnë të ndalojnë kauzën tonë kanë tentuar të më marrin lirinë dhe madje të më marrin jetën. Vetëm disa muaj më parë, në një fushë të bukur në Pensilvani, një plumb vrasës më kaloi pranë veshit, por atëherë ndjeva dhe tani besoj edhe më shumë, se jeta ime u shpëtua për një arsye. U shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe përsëri."