Trump thotë se do të jetë i pakënaqur nëse sot nuk arrihet marrëveshje për armëpushim me Putinin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të jetë i pakënaqur nëse udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk bie dakord për një armëpushim menjëherë pas samitit të tyre në Alaska.
"Dua të shoh një armëpushim, shpejt. Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk do të ndodhë sot", u tha ai gazetarëve në Air Force One.
"Të gjithë thanë se nuk mund të ndodhë sot, por unë thjesht po them se dua që vrasjet të ndalen", tha Trump.