Trump me gjuhë të ashpër pasi u shpall fajtor për abuzim seksual: Turp, vazhdim i gjuetisë së shtrigave - NACIONALE

Trump me gjuhë të ashpër pasi u shpall fajtor për abuzim seksual: Turp, vazhdim i gjuetisë së shtrigave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një juri e Gjykatës Federal të Manhattan e ka shpallur fajtor ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në gjyqin e ngritur nga shkrimtarja E. Jean Carroll, e cila e ka akuzuar për abuzim seksual gjatë viteve 1990.

Kjo duket ta ketë nervozuar tejet ish-presidentin, i cili në rrjetin social të tij “Truth Social”, u shpreh mjaft ashpër.

“Nuk kam absolutisht ide kush është kjo grua. Ky vendim është i turpshëm - një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave!” – ka thënë ai, shkruan “The Guardian”.

Juria i dha Carroll përafërsisht 5 milionë dollarë dëmshpërblim dhe ndëshkim pas diskutimit për pak më pak se tre orë.

Vendimi hodhi poshtë mohimin e Trump për sulmin ndaj Carroll dhe pretendimin e saj se ajo sajoi akuzat për të rritur shitjet e kujtimeve të saj të vitit 2019 dhe për ta dëmtuar atë politikisht, raportoi Reuters.

Lajme të ngjashme