Treni i mallrave mbyt tre persona në një stacion treni në Suedi - NACIONALE

Treni i mallrave mbyt tre persona në një stacion treni në Suedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tren mallrash goditi dhe la të vdekur tre persona në një kalim mbi binarë në një stacion trenash në pjesën qendrore të Suedisë, pasi ata kishin zbritur nga një tren tjetër, tha të enjten policia suedeze.

Viktimat – një burrë 25 vjeç, një grua në të njëzetat dhe një person tjetër që nuk u identifikua menjëherë – kaluan mbi binarë pa e parë ardhjen e trenit të mallrave, tha Felicia Davidsson, zëdhënëse e Administratës Suedeze të Transportit, raporton agjencia “Associated Press”.

Policia tha të enjten se aksidenti ishte duke u hetuar. Në atë kalim mbi binarë ka vetëm drita që paralajmërojnë për trenat në ardhje.

Shërbimet emergjente u njoftuan të mërkurën vonë për aksidentin në stacionin e trenit në Orebro dhe gjetën tre këmbësorë “të lënduar shumë seriozisht”, tha policia.

Më 2017, një burrë ishte mbytur në kalimin e njëjtë mbi binarë në Orebro, rreth 160 kilometra në perëndim të Stokholmit, sipas mediave suedeze.

Agjencia suedeze e lajmeve, TT, tha se kishte diskutime për mbylljen e këtij stacioni, por shumë banorë e shfrytëzojnë atë për të udhëtuar për në punë dhe stacioni u la i hapur.

Lajme të ngjashme