Tragjedi në Kazakistan: Mbyten në lumë 11 anëtarë të një familjeje, përfshirë pesë fëmijë - NACIONALE

Tragjedi në Kazakistan: Mbyten në lumë 11 anëtarë të një familjeje, përfshirë pesë fëmijë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëmbëdhjetë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë pesë fëmijë, u mbytën të hënën në Lumin Syr Darya, që ndodhet në rajonin e Turkestanit, në jug të Kazakistanit, sipas zyrtarëve.

Autoritetet thanë se ishte duke vazhduar kërkimi për dy fëmijë të tjerë që janë zhdukur. Punëtorët e ekipeve emergjente thanë se deri më tani janë nxjerrë trupat e nëntë viktimave, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Departamenti për Situata Emergjente raportoi se në orën 10 e 50 minuta të mbrëmjes, trupi i personit të tetë të mbytur u nxor nga uji gjashtë metra larg bregut të lumit, 100 metra larg vendit të ngjarjes.

Të martën pasdite, shpëtuesit raportuan se ishte gjetur edhe trupi i një gruaje të mbytur në ujë.

Tragjedia ndodhi afër një ure në distriktin Otyrar, ku familjet e katër vëllezërve ishin takuar për të shkuar për not në lumë.

Në korrik, zyrtarët kazakë raportuan se 59 persona ishin mbytur në ujë nga fillimi i periudhës së notit, përfshirë 19 fëmijë.

Lajme të ngjashme