Tragjedi në Afrikë të Jugut, shkon në 73 numri i të vdekurve nga zjarri në një bllok banesor - NACIONALE

Tragjedi në Afrikë të Jugut, shkon në 73 numri i të vdekurve nga zjarri në një bllok banesor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 73 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një bllok banesor në Johanesburg të Afrikës së Jugut, thonë autoritetet e këtij shteti.

Përpos të vdekurve, më shumë se 40 persona janë lënduar. Autoritetet në Johanesburg thonë se është e paqartë se çfarë e ka nxitur zjarrin në ndërtesën 5-katëshe në qendër të qytetit, raporton televizioni BBC.

Robert Mulaudzi, zëdhënës i shërbimeve emergjente, i tha televizionit BBC se zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrin jashtë objektit disa prej banorëve.

Në një video të publikuar nga ky zëdhënës në rrjetin X shihen kamionët e zjarrfikësve dhe autoambulancat para ndërtesës me dritare të djegura.

Lajme të ngjashme