Toka goditet nga një ‘shkulm energjie i pazakontë’ prej një galaksie të afërt
Shkencëtarët thonë se toka është goditur nga një shpërthim intensiv dhe i pazakontë drite që mund të ndryshojë edhe të kuptuarit tonë për universin.
Duke qenë se një vit më parë, shkencëtarët kishin vënë re një shpërthim energjie prej 50-sekondash që ishte nisur drejt tokës, ata më pas nisën studimet për të kërkuar një shpërthim tjetër që mund të vinte. Megjithatë, ata zbuluan diçka krejt tjetër: shpërthimi dukej se kishte ardhur nga kilonova - Një ngjarje e rrallë që ndodhë vetëm kur një yll neutron bashkohet me ndonjë objekt tjetër shumë kompakt, një yll tjetër neutron ao me një vrimë të zezë.
“Kjo ngjarje dukej si asgjë që kemi parë më herët nga shpërthimet e gjata të rrezeve gama,” – tha Jillian Rastinejad, nga Universiteti Veriperëndimor, që e udhëhoqi këtë studim. "Janë rrezet gama që i shembëllejnë atyre të shpërthimeve të prodhuara nga kolapsimi i yjeve të mëdhenj. Marrë parasysh që bashkimet e tjera të yjeve neutron të vëzhguara zgjasin më pak se dy sekonda, kishim arsye të prisnim se ky shpërthim ishte krijuar nga kolapsi i një ylli masiv.”
Ai më tej ka shtuar se, “kjo ngjarje përfaqëson një ndryshim paradigme emocionuese për astronominë e shpërthimit të rrezeve gama.”
Një përshkrim i këtyre zbulimeve është publikuar edhe në revistën Nature today, nën titullin “Një kilonova pas një shpërthimi të gjatë të rrezve gama në 350 Mpc".
Shpërthimi për herë të parë ishte zbuluar në dhjetor të vitit 2021 nga Observatori i NASA-S, Neil Gehrels dhe nga teleskopi hapësinor me rreze gama Fermi. Që nga ajo kohë studiuesit kanë dashur të kategorizojnë këtë shpërthim dhe të kuptojnë se nga mund të ketë ardhur.
Ndër zbulimet e tjera, shkencëtarët kanë treguar një ngjarje e vetme ka prodhuar elemente që shkonin afërsisht në 1000 herë më shumë se masa e Tokës, duke sugjeruar se kilonovaet janë vendi kryesor ku prodhohet ari në univers.
E duke qenë se galaktika nga e cila kishte ardhur shpërthimi i gjatë i rrezeve gama, ndryshe GRB – ndodhet afër, shkencëtarë kanë pasur mundësinë ta shohin atë jashtzakonisht mirë. Kjo gjë mund të ndihmojë edhe në shpjegimin e shpërthimeve tjera të rrezeve gama, për të cilat nuk dihen se nga vijnë dhe nuk mund t’i kuptojmë.
“Kjo është një GRB e jashtëzakonshme”, ka thënë Benjamin Gompertz. "Në nuk presim që shpërthimet të zgjasinë më shumë se afro dy sekondave. Por disi kjo zgjati gati një minutë të plotë. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë, se kjo që kemi parë ka qenë një yll neutron i tërhequr nga një vrimë e zezë.
Studimi i më shumë ngjarjve të tilla do të ndihmojë të përcaktojmë se cila është përgjigja e duhur dhe të dhënat e detajuara të marra nga GRB 211211A do të kenë shum♪7 vlerë në këtë drejtim."

