NASA: Ne jemi mbrojtësit serioz të planetit
Agjencia Amerikane e Hapësirës thotë se përpjekja e saj e fundit për të devijuar rrugën e një asteroidi ishte e suksesshme.
Shkencëtarët tani kanë konfirmuar se orbita e një shkëmbi hapësinor i njohur si Dimorphos u ndryshua kur sonda Dart e goditi atë muajin e kaluar, shkruan BBC.
Studiuesit arritën në përfundimin pasi bënë matje duke përdorur një sërë teleskopësh hapësinor dhe me bazë në Tokë.
Misioni u konceptua për të testuar një strategji të mundshme për të mbrojtur Tokën kundër objekteve kërcënuese.

Arritja e Dartit dëshmon se një ide e tillë do të funksiononte, me kusht që të nisej mjaft herët dhe objektivi të mos ishte tepër masiv.
“Ky mision tregon se NASA po përpiqet të jetë gati për çdo gjë që na hedh Universi”, tha administratori i agjencisë Bill Nelson.
“Unë besoj se Nasa ka dëshmuar se ne jemi seriozë si mbrojtës i planetit”, u tha ai gazetarëve.
Agjencia hapësinore lëshoi një sërë të dhënash të martën për të mbështetur vlerësimin e saj, duke përfshirë fotografi të reja nga teleskopi Hapësinor Hubble. /Nacionale/
