Gjobitet nga policia kryeministri Boris Johnson, festoi ditëlindjen në kohë karantine
Kryeministri britanik Boris Johnson bashkë me kancelarin e Thesarit Rishi Sunak, do të gjobiten nga policia Metropolitane pasi që festuan në kohën e karantinës së koronavirusit.
Ata morën pjesë në ditëlindjen e 56-të të kryeministrit Johnson në qershor të vitit 2020, duke festuar në Downing Street.
Zbulimi i kësaj thyerje nga policia do të sjellë kokëdhimbje të re për kryeministrin si dhe do të shtojë presionin mbi kancelarin, i cili tashmë është nën kritika për një mosmarrëveshje rreth statusit tatimor të gruas së tij.
Nr 10 konfirmoi se Kryeministri dhe Kancelari janë njoftuar se së shpejti do të marrin njoftime fikse të penalitetit, për pjesëmarrje në evente që kanë thyer rregullat e karantinës.
Njoftimi u prit me thirrje të menjëhershme që Johnson dhe Sunak të jepnin dorëheqjen, duke thënë se konservatorët ishin "krejtësisht të papërshtatshëm për të qeverisur".
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se është në proces të vlerësimit të disa “materialeve hetimore” që mund të çojnë në gjoba të mëtejshme.