Tërmet politik në Tunizi: Veç 8.8 për qind dalin në zgjedhje parlamentare, qytetarët s'e dinin as kush po garonte - NACIONALE

Tërmet politik në Tunizi: Veç 8.8 për qind dalin në zgjedhje parlamentare, qytetarët s'e dinin as kush po garonte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tunizia ka shënuar rekord të zi të daljes së votuesve të saj në zgjedhje në historinë moderne të saj. Pezullimi që i bëri presidenti Kais Saied Parlamentit që çoi drejt rivizatimit të hartës politike të vendit besohet të jetë arsyeja prapa kësaj daljeje të ulët.

Ky artikull është shkruar nga The Guardian, dhe është përkthyer nga Nacionale.

Zyrtarët nga Instanca e zgjedhjeve (ISIE) e këtij vendi njoftoi se dalja përfundimtare e votuesve në këto zgjedhje ishte 8.8 për qind.

Prej që pezulloi parlamentin në korrik të vitit të kaluar, Saiedi ka njoftuar publikun me një kushtetutë të re, duke ulur rëndësinë e partive politike të vendit, e të cilat i kishte përshkruar si armike të popullit.

Në vend të partive tradicionale, presidenti kisthe inkurajuar individët që të garonin në zgjedhje me programe që kishin për mësymje t’i shërbenin komuniteteve të tyre. 1055 kandidatë të vetëfinancuar garuan për 161 ulëse në parlament, çka çoi në një garë unike elektorale – me shumë votues që s’e dinin as kush po garonte.

“Erdha për ta mbështetur një shok nga mëhalla ime,” – tha 19 vjeçari me emrin Omar pasi kishte votuar kandidatin e vetëm në një distrikt shumë të populluar përreth Rue de Marseille në Tunis.

Shumë votues, raporton The Guardian, madje as nuk e dinin që po mbaheshin votime.

Presidenti i ISIE-së (instanca e vendit për zgjedhje), Farouk Bouasker, justifikoi daljen e ulët të zgjedhësve duke thënë që “kishin munguar paratë e korruptuara politike”. Të njëjtën e kishte thënë edhe presidenti i këtij vendi.

Rezultatet e para pritet të shpallen të hënën, por përfundimtaret nuk pritet të shpallen deri në muajin janar.

Koalicioni opozitar Fronti i Shpëtimit bëri thirrje që presidenti Saied të jepte dorëheqje të shtunën, duke thënë që ai kishte humbur legjitimitetin.

Fronti, që është i përbërë nga shumë parti politike e që ishte partia më e madhe në parlament, bëri thirrje për protesta masive dhe për zgjedhje të reja presidenciale.

Megjithëse grupet opozitare më herët kanë sulmuar programin politik të presidentit Saied, asnjëherë më parë nuk i kanë kërkuar dorëheqje.

“Ajo çka ndodhi sot është tërmet,” – tha lideri i Frontit, Nejib Chebbi. “Prej këtij momenti ne e konsiderojmë Saiedin një president jolegjitim dhe kërkojnë që ai të dorëhiqet pas kësaj fiaskoje,” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme