Temperatura mbi 45 gradë, pamje nga zjarret e furishme në Francë e Spanjë
Autoritetet vendase kanë njoftuar se qindra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, pasi zjarret në Francën jugperëndimore kanë dalë jashtë kontrollit.
Që nga e marta për të kontrolluar flakët e ndezura nga nxehtësia përvëluese, kanë luftuar më shumë se një mijë zjarrfikës dhe nëntë avionë uji.
Deri më tani zjarret kanë djegur 7,300 hektarë.
“Nga fillimi i vitit, 15.000 hektarë janë djegur në vend, në krahasim me pak më pak se 1.000 hektarë në datën e njëjtë të vitit të kaluar... nëntë nga dhjetë zjarre kanë shkaktar njerëzor”, tha para gazetarëve ministri i Punëve të Brendshme i Francës, Gerald Darmanin.
Ndërkohë, edhe në pjesë të tjera të Evropës, mijëra zjarrfikës luftuan kundër më shumë se 20 zjarreve në Portugali e në pjesën perëndimore të Spanjës, duke dëmtuar fshatra dhe duke i penguar pushimet e turistëve në kohën e një vale të re të vapës, kur temperaturat kanë shkuar në mbi 45 gradë në disa pjesë të rajonit.
Agjencia meteorologjike e Spanjës AEMET ka lëshuar një paralajmërim të mërkurën për 16 nga gjithsej 17 rajone pasi vendi është goditur nga një valë të nxehti.
Në pamjet e publikuara nga The Sun, duken zjarret që kanë dalë jashtë kontrollit duke shkatërruar edhe shtëpi të shumta.
