Të shtëna në një shkollë të mesme në Bronx - vritet një vajzë 16-vjeçare dhe u plagosën dy adoleshentë - NACIONALE

Të shtëna në një shkollë të mesme në Bronx - vritet një vajzë 16-vjeçare dhe u plagosën dy adoleshentë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vajzë 16-vjeçare u vra dhe dy adoleshentë u plagosën si pasojë e disa të shtënave jashtë një shkolle të mesme në Bronx të premten pasdite.

Të shtënat ndodhën rreth orës 14:30 jashtë shkollës së mesme University Heights në South Bronx në New York City.

Vajza, e cila nuk është identifikuar, është qëlluar me plumb në pjesën e krahut, sipas New York Post.

Dy adoleshentët e tjerë që u qëlluan ishin një djalë dhe një vajzë, të dy të moshës 17-vjeç. Djali u qëllua në të pasme dhe vajza e plagosur u godit në këmbë, shkruan gazeta. Ata u transportuan në spitalin Lincoln dhe pritet të mbijetojnë.

Një burrë që besohet të jetë rreth të 20-ave u pa duke u larguar drejt lindjes në rrugën 156 pas të shtënave. /Nacionale/

Lajme të ngjashme