Të paktën 487 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë - NACIONALE

Të paktën 487 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas Fondit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), që kur Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkallë të plotë në Ukrainës më 24 shkurt 2022, të paktën 487 fëmijë janë vrarë dhe 954 fëmijë janë plagosur, nga përdorimi i armëve shpërthyese si shkaktari më i madh i viktimave.

Sipas zëdhënsit të agjencisë së OKB-së, James Elder, shifrat reale mund të jenë shumë më të larta se kaq.

Duke folur për CNN, Elder ka thënë se lufta i ka shtyrë fëmijët në varfëri, i ka nënshtruar ata në trauma të mëdha dhe i ka privuar nga arsimi.

Më tej ai i ka përshkruar nxënësit duke studiuar nëpër bunkerë, ndërsa strehohen nga sulmet e mundshme.

Megjithatë, "shumica e strehëzave të shkollave nuk mund t'i përshtaten numrit të nxënësve të regjistruar në shkollë, kështu që shumë fëmijë duhet të vazhdojnë mësimet online, gjë që është e vështirë duke pasur parasysh se gjendja e konfliktit e ka bërë furnizimin me energji elektrike dhe shërbimin e internetit jo të besueshëm,”- ka thënë Elder.

Ai ka shtuar se, "bunkerët janë në thelb bodrume ose diçka nën tokë, tëë cilat ofrojnë mbrojtje nga artileria, por janë të ftohtë, sjellin trishtim dhe vështirësi."

UNICEF po ashtu ka bërë të ditur se ka përfunduar rehabilitimin e 16 strehimoreve shkollore dhe deri në korrik 2023, planifikon të përfundojë 80 të tjera.

Lajme të ngjashme