Rusia në OKB ndërpret nderimin e viktimave të Ukrainës, kërkon edhe përkujtimin e trupave ruse
Ditën e premte Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e Ukrainës, pas akuzave të ministrit të Jashtëm ukrainas ndaj Rusisë për gjenocid ndaj vendit të tij.
Megjithatë, heshtja është ndërprerë nga i dërguari i Rusisë në OKB, i cili ka këmbëngulur që heshtja të mbahet për “të gjithë që kanë humbur jetën në konflikt”- përfshirë ata që nga viti 2014.
"Të gjitha jetët janë të çmueshme," – ka thënë i dërguari i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, i cili në të njëjtën seancë në qytetin e Nju Jorkut e akuzoi Perëndimin për përdorimin e Këshillit të Sigurisë për të nxitur axhendën e tij.
Gjatë seancës në shënimin e 1-vjetorit të luftës, Kuleba propozoi një minutë heshtje për të nderuar 'viktimat e agresionit'. Megjithatë, ndërsa ai dhe anëtarët e tjerë janë ngritur në këmbë, ambasadori rus ka filluar t’i bie mikrofonit, duke thënë: "Ne po ngrihemi në këmbë për të nderuar kujtimin e të gjitha viktimave të asaj që ka ndodhur në Ukrainë, duke filluar nga viti 2014."
Kujtojmë se Moska - pa prova - ka akuzuar Kievin për kryerjen e gjenocidit kundër rusëve në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku ka pasur luftime midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve rusë që nga viti 2014.
Komentet e Nebenzya-s dukej se ishin një shenjë për këtë pretendim, si dhe për këmbënguljen e Rusisë se faji i takon Ukrainës dhe Perëndimit për luftimet në rajon dhe për pushtimin e Putinit më 24 shkurt 2022.
Ndërkohë, sipas OKB-së, më shumë se 8,000 civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit një vit më parë, si dhe 13,000 të tjerë janë plagosur.
