Të paktën 17 të vdekur nga një rrëshqitje dheu në Nepal
Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shirat e dendur varrosi disa shtëpi në pjesët e thella malore të Nepalit të premten mbrëma, duke vrarë të paktën 17 persona dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët atje.
Operacioni i kërkim-shpëtimit filloi herët të shtunën. Që atëherë, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 17 trupa nga tre vende të rrëshqitjes së dheut në rrethin Achham, tha zyrtari lokal Dipesh Rijal.
“Ne nxorëm njëmbëdhjetë persona që ishin varrosur në baltë të gjallë, tre prej tyre po marrin kujdes mjekësor për lëndime të rënda”, tha Rijal për dpa.
Ai tha gjithashtu se aktualisht po kryhen kërkime për të paktën 6 persona të cilët janë raportuar të zhdukur. Fatkeqësitë natyrore janë të shpeshta në Nepal për shkak të terrenit malor dhe lumenjve të mëdhenj. /Nacionale/