Tajfuni në Kinë, vendi kërcënohet nga reshje rekorde - pezullohet transporti hekurudhor - NACIONALE

Tajfuni në Kinë, vendi kërcënohet nga reshje rekorde - pezullohet transporti hekurudhor

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Tajfuni i parë këtë vit në Kinë, i shoqëruar me shi dhe erëra të forta, goditi sot bregdetin jugor të vendit dhe sinoptikanët parashikojnë reshje rekord shiu dhe rrezik nga fatkeqësitë natyrore në disa provinca, përfshirë provincën më të populluar Guangdong.

Tajfuni Chaba, sipas emrit tajlandez për lulen hibiskus, po lëviz me një shpejtësi prej 15 deri në 20 kilometra në orë në një drejtim veriperëndimor sot, pasi qendra e stuhisë goditi Maoming, një qytet në Guangdong, tha Administrata Kombëtare Meteorologjike.

Chada, një tajfun mesatar që pritet të dobësohet, ka të ngjarë të sjellë shira të dendur dhe të thyejë rekordin e akumuluar të reshjeve. Parashikohet se në disa zona mund të bien deri në 600 mm shi.

Pezullimi i trafikut hekurudhor, anulimi i fluturimeve

Zonat në perëndim të Guangdong, në lindje të Provincës Autonome Guangxi dhe provincën ishullore të Hainan janë nën sulm.

Në Hainan, trafiku hekurudhor u pezullua dhe më shumë se 400 fluturime për dhe nga qytetet Haikou dhe Sanya u anuluan.

Në ujërat e Hong Kongut, i cili ndodhet 270 kilometra në verilindje të Maoming, gjatë kalimit të tajfunit Chaba, një anije me një duzinë anëtarë të ekuipazhit dhe 30 pasagjerë u nda në gjysmë. Ata aktualisht konsiderohen të zhdukur.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar kushte ekstreme të motit në Kinë deri në fund të gushtit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme