Sulmi në një shkollë të ShBA-së, nxënësit e vrarë i takonin moshës 9-vjeçare - NACIONALE

Sulmi në një shkollë të ShBA-së, nxënësit e vrarë i takonin moshës 9-vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas të shtënave në një shkollë në Tennesse të ShBA-së ku mbetën të vrarë shtatë persona, përfshirë tre nxënës, është bërë e ditur se këta të fundit i takonin moshës nëntë vjeçare.

Kujtojmë se më herët është njoftuar që në mesin e viktimave është edhe autorja e sulmit, një grua 28-vjeçare.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar edhe tre personat e rritur të vrarë - nga mosha 60 vjeç e lartë; 61-vjeçarja Cynthia Peak, 60-vjeçarja Katherine Koonce dhe 61-vjeçari Mike Hill.

Mbi të shtënat në shkollë pritet që Policia e Nashville të dalë së shpejti me një përditësim.

Shkolla Covenant në Nashville, ku raportohet se ka ndodhur incidenti është një shkollë private e krishterë për nxënësit e moshës parashkollore deri në klasën e gjashtë.

Sipas faqe së internetit të shkollës, aty ndjekin mësimet rreth 200 nxënës.

Lajme të ngjashme