Sulmi ajror izraelit la të vrarë dy militantë në Bregun Perëndimor, thotë Hamasi - NACIONALE

Sulmi ajror izraelit la të vrarë dy militantë në Bregun Perëndimor, thotë Hamasi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një sulm ajror izraelit la të vrarë dy militantë palestinezë në qytetin Tulkarm të hënën, tha Hamasi, duke e nënvizuar fokusin e përtërirë të Izraelit mbi grupet e armatosura në Bregun e pushtuar Perëndimor që nga fillimi i armëpushimit në Gaza.

Hamasi tha se dy të vrarët të hënën ishin anëtarë të krahut të tij të armatosur. Dëshmitarët në qytet thanë se një bastisje po zhvillohej, por nuk pati komentë të menjëhershëm nga ushtria izraelite. Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi se dy njerëz ishin vrarë, pa i identifikuar ata, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në Jenin, më në veri, një operacion i madh me qindra trupa izraelite, të mbështetur nga automjetet e blinduara, dronët e helikopterët, dukej se do të hynte në javën e dytë. Tymi shihej duke u ngritur në qiell mbi kampin e refugjatëve ngjitur me qytetin, si qendër e vjetër e grupeve të armatosura militante.

Të paktën 16 palestinezë janë vrarë në Jenin dhe në zonat përreth tij që nga fillimi i operacionit para një jave, përfshirë katër persona që janë përshkruar si luftëtarë nga Hamasi dhe Xhihadi Islam.

Të shtunën vonë, forcat izraelite gjithashtu qëlluan me armë një vajzë 2-vjeçare gjatë një bastisjeje në fshatin Ash-Shuhada, në jug të Jeninit, thanë zyrtarët palestinezë.

Lajme të ngjashme