Sulm ndaj një autobusi të shkollës, së paku pesë të vrarë në Pakistan - NACIONALE

Sulm ndaj një autobusi të shkollës, së paku pesë të vrarë në Pakistan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një sulm me bombë ndaj një autobusi të shkollës në rajonin Baloçistan të Pakistanit la të vrarë të paktën pesë njerëz dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Me autobus po udhëtonin rreth 40 nxënës, kur automjeti shpërtheu rreth orës 7 e 40 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale afër qytezës Khuzdar, i tha policia televizionit BBC.

Tre prej pesë të vdekurve janë fëmijë, tha policia. Në pamje që po qarkullojnë në internet shihet autobusi i djegur e disa çanta shkolle të shpërndara përreth tij.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin, por Baloçistani, provincë me trazira në jugperëndim të vnedit, për një kohë të gjatë është goditur nga një kryengritje dhe shkelja e të drejtave të njeriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Mohsin Naqvi, e dënoi incidentin duke e quajtur “barbarizëm të pastër”, ndërsa sulmuesit “bishta që shënjestrojnë fëmijë” në përpjekje për ta destabilizuar vendin.

Ushtria pakistaneze i ka akuzuar Indinë dhe grupet prokura të saj në Baloçistan për orkestrimin e shpërthimit, edhe pse nuk ka dëshmi për një gjë të tillë.

Pakistani dhe India porsa kanë dalë nga një konflikt vdekjeprurës dyjavor, i nxitur nga një sulm i militantëve ndaj turistëve në pjesën e Kashmirit që administrohet nga India./Nacionale

Lajme të ngjashme