Stuhia e pluhurit shkakton ‘tragjedi’ në ShBA, dhjetëra vetura përplasen në autostradë - NACIONALE

Stuhia e pluhurit shkakton ‘tragjedi’ në ShBA, dhjetëra vetura përplasen në autostradë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët të Illinois, ShBA kanë njoftuar se një stuhi e pluhurit në qytet mund të ketë shkaktuar “shumë” vdekje, pasi 40 deri në 60 vetura janë përplasur në autostradën kryesore.

Sipas Departamentit të Transportit të Illinois, përplasjet përgjatë I-55 kanë çuar në mbylljen ndërshtetërore në qarqet Sangamon dhe Montgomery.

Ndërkohë, kapiteni i Policisë së Shtetit të Illinois, Ryan Starrick ka njoftuar se të paktën "40 deri në 60 makina pasagjerësh" janë përfshirë në aksidente dhe janë raporuar "vdekje të shumta", me më shumë se 30 persona të shtruar në spital.

“Shkaku i përplasjes është për shkak të erërave të tepërta që fryjnë papastërti nga fushat e fermave përgjatë autostradës duke çuar në dukshmëri zero,”- ka njoftuar Policia e Shtetit të Illinois.

Fotot nga rrënojat tregojnë një mjegull të trashë të verdhë në ajër mbi autostradë dhe automjetet në zjarr dhe tym.

Poashtu është paralajmëruar që njerëzit me problem të frymarrjes të rrijnë brenda derisa të kalojë stuhia.

Lajme të ngjashme