ShBA thotë se më shumë se 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Bakhmut të Ukrainës - NACIONALE

ShBA thotë se më shumë se 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Bakhmut të Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e Bardhë beson se më shumë se 20,000 luftëtarë rusë kanë vdekur në betejën për qytetin ukrainas të Bakhmut.

Duke cituar inteligjencën e sapodeklasifikuar, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka njoftuar edhe për 80,000 të tjerë të plagosur, ndërsa ka theksuar se gjysma e të vdekurve janë nga grupi mercenary Ëagner.

“Përpjekja e Rusisë për një ofensivë në Donbas kryesisht përmes Bakhmutit ka dështuar,”- ka thënë Kirby duke shtuar se: "Rusia nuk ka qenë në gjendje të kapë ndonjë territor të vërtetë strategjik dhe të rëndësishëm."

"Ne vlerësojmë se Rusia ka pësuar më shumë se 100,000 viktima, duke përfshirë mbi 20,000 të vrarë në aksion," – ka thënë tutje ai.

BBC shkruan se nëse shifrat e dhëna janë të sakta, atëherë numri i viktimave ruse tejkalon popullsinë e vetë qytetit që para luftës ishte 70,000.

Kujtojmë se Moska është në përpjekje për të marrë qytetin Bakhmut që nga viti i kaluar, ndërsa beteja për të - ku kanë mbetur vetëm disa mijëra civilë - ka marrë një rëndësi të madhe simbolike për të dyja palët.

Ndërkohë, edhe zyrtarët ukrainas kanë thënë se ata po përdorin betejën për të vrarë sa më shumë trupa ruse të jetë e mundur dhe për të konsumuar rezervat e tyre. Megjithatë, aktualisht Ukraina kë nën kontrollë vetëm një pjesë të vogël të qytetit.

Lajme të ngjashme