Sondazh nga CNN: Vetëm 32 për qind e amerikanëve besojnë se Trumpi ka prioritete të duhura
Një sondazh i televizionit amerikan, CNN, ka treguar se mbështetja popullore për presidentin Donald Trump ka shënuar rënie, në prag të fjalimit që njihet si “Gjendja e Unionit”.
Sondazhi i kryer nga kompania e sondazheve SSRS tregon se mbështetja për Trumpin në mesin e personave të pavarur ka rënë në nivel të ri të ulët – 26 për qind, transmeton gazeta “The Guardian”.
Sipas rezultateve të këtij sondazhi, vetëm 32 për qind e amerikanëve besojnë se Trumpi ka vendosur prioritete të duhura.
Në mesin e të gjithë të rriturve që morën pjesë në sondazh, vetëm 36 për qind u shprehën të kënaqur me punën e presidentit, ndërsa 61 për qind thanë se ai po e çon vendin në drejtim të gabuar.
Televizioni amerikan e theksoi rënien e madhe të mbështetjes për Trumpin në mesin e amerikano-latinëve, me 19 për qind rënie, dhe tek amerikanët nën moshën 45-vjeçare, me rënie të përkrahjes për 19 për qind.
Pjesëmarrësit në sondazh thanë se duan që presidenti të flasë për ekonominë dhe koston e jetesës gjatë fjalimit të “Gjendjes së Unionit”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar se fjalimi i tij do të jetë i gjatë. Trumpi pritet të përqendrohet te 250-vjetori i pavarësisë së ShBA-së dhe te kostoja e jetesës, përfshirë njoftimin e programeve të reja si një zotim nga kompanitë e teknologjisë për t’i mbuluar kostot e rritura të energjisë për qendrat e të dhënave.
Dhjetëra figura të Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në këtë organizim, por do të organizojnë mbledhje për kundështimin e Trumpi. Fjalim do të mbajë guvernatorja e Virgjinias, Abigail Spanberger./Nacionale