Smithi që ndiqte Thaçin në Hagë e fton për të dëshmuar edhe ish-Zëvendës Presidentin Mike Pence - NACIONALE

Smithi që ndiqte Thaçin në Hagë e fton për të dëshmuar edhe ish-Zëvendës Presidentin Mike Pence

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurori Special Jack Smith i ka lëshuar fletëthirrje edhe ish-Zëvendës Presidentit të ShBA-ve, Mike Pence.

Zyra e ish-kryeprokurorit Smith që në Hagë vetëm disa muaj më parë po ndiqte ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, po kërkon dokumente dhe dëshmi të lidhura me trazirat e 6 janarit.

Ata duan që ish-Zëvendës Presidenti Pence të dëshmojë në lidhje me ndërveprimet që kishte pasur me ish-presidentin Trump deri në zgjedhjet e vitit 2020 dhe në ditën kur u bë sulmi ndaj Kapitolit të ShBA-ve.

Sipas CNN, kjo fletëthirrje shenjon një moment të rëndësishëm historik në hetimet kriminale dy-vjeçare të Departamentit të Drejtësisë, që tash po udhëhiqet nga prokurori special Smith.

Pence është një dëshmitar i rëndësishëm që i ka detajizuar në një memoar disa prej ndërveprimeve me Trumpin në javët e para pas zgjedhjeve, një veprim ky që i ka hapur derën Departamentit për ta bërë veprimin e tij.

Ekipi i Pence ka dhënë indikacione se klienti i tyre ishte i hapur për të diskutuar një marrëveshje të mundshme me Departamentin e Drejtësisë për të ofruar disa dëshmi, një person i ka thënë CNN-it.

Por, kërkesa kishte ndodhur para se departamenti ta caktonte Smithin si mbikëqyrës të hetimeve ndaj Trumpit, pra në kohën sa ai po punonte në Gjykatën Speciale.

Në muajin nëntor, Pence-i kishte publikuar librin ku jepte detaje në lidhje me ndërveprimet e tij me Trumpin. Pence dhe ekipi i tij e kishin ditur se publikimi i librit do të rriste mundësinë që Departamenti i Drejtësisë do të kërkonte informaicone për ato ndërveprime si pjesë të hetimeve kriminale.

Sipas CNN, nuk ka plane që ekipi i Trumpit ta kontestojë fletëthirrjen e lëshuar për Mike Pence. Deri tash, ekipi i Trumpit kishte humbur betejat ligjore për vartësit e Pence-it.

Më herët ishte raportuar se Smithi po ashtu e kishte thirrur për të dëshmuar ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në administratën Trump, z. Robert O’Brien.

Lajme të ngjashme