Skenë tronditëse nga Serbia, gjyshja ecën me nipin e saj të lidhur me zinxhir
Rrjetet sociale kanë shpërndarë sot një foto të një zonje të moshuar e cila i ka vendosur një zinxhir në qafë fëmijës së saj dhe ka shëtitur në qendër të Suboticës.
Qytetarët e tmerruar kanë denoncuar menjëherë rastin në polici.
Por më vonë u kuptua se ajo ishte një shtetase e huaj dhe asnjë nga institucionet nuk mori përgjegjësi për të.

Siç mësojmë bëhet fjalë për një grua nga Budapesti që shet në një panair në kuadër të festivalit Interetno.
Ajo dhe vajza e saj, nëna e djalit, u mbrojtën se gjyshja, e cila tha se ata “vetëm po luanin”. /Nacionale/