Skandal në Kuvendin e Kanadasë, gjatë vizitës së Zelenskyt u nderua një ukrainas nazist - NACIONALE

Skandal në Kuvendin e Kanadasë, gjatë vizitës së Zelenskyt u nderua një ukrainas nazist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partitë opozitare në Kanada të hënën bënë thirrje që kryetari i dhomës së ulët të Kuvendit të Kanadasë, Anthony Rota, të japë dorëheqje, pasi i kishte dërguar ftesë për pjesëmarrje në sallë gjatë fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, një burri që kishte luftuar për një njësi ushtarake naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Peter Julian, kryetar i grupit parlamentar i Partisë së Re Demokratike në dhomën e ulët të Kuvendit të Kanadasë, dhe kryetari i Bllokut të Kuebekut, Yves-Francois Blanchet, thanë se Rota duhet të japë dorëheqje, raporton agjencia “Associated Press”.

“Për të mirën e institucionit të Dhomës së Ulët.. unë nuk besoj se ju mund të vazhdoni në këtë rol. Me keqardhje, më duhet që me respekt të kërkoj që ju të largoheni”- tha Julian-i.

Në Moskë, një zëdhënës i Kremlinit tha se është mizore që Yaroslav Hunka mori duartrokitje gjatë vizitës së Zelenskyt në Otavë të premten.

Në një deklaratë të shkruar në gjuhën frënge, Yves-Francois Blanchet tha se Rota e kishte humbur besimin e Dhomës së Ulët të Kuvendit.

Rota të dielën kërkoi falje me shkrim dhe e përsëriti atë në Dhomën e Ulët të hënën, por nuk dha dorëheqje.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e quajti incidentin “tepër shqetësues”. “Kryetari e ka pranuar gabimin e tij dhe ka kërkuar falje. Kjo është diçka që është thellësisht e turpshme për Kuvendin e Kanadasë dhe, më gjerësisht, për të gjithë kanadezët”- tha ai.

Pak pas fjalimit të Zelenskyt para deputetëve, ligjvënësit e duartrokitën 98-vjeçarin Hunka, pasi Rota e paraqiti atë si hero lufte që kishte luftuar në Divizionin e Partë ukrainas.

Divizioni i Parë ishte i njohur edhe si Divizioni Waffen-SS Galicia, njësi vullnetare që ishte nën komandën e nazistëve.

Lajme të ngjashme