Sisteme të fuqishme raketore amerikane kanë mbërritur në Ukrainë
Ukraina mori sistemet e para kundërajrore NASAMS që do të "forcojnë ndjeshëm" forcat e saj të armatosura, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha muajin e kaluar se SHBA po përshpejtonte shpërndarjen e sistemit të sofistikuar pas sulmeve shkatërruese raketore nga Rusia.
"Shikoni çfarë ka këtu! Sistemet raketore NASAMS dhe Aspide kanë mbërritur në Ukrainë!" shkroi Reznikov në aplikacionin Telegram, duke falënderuar Norvegjinë, Spanjën dhe SHBA-në. Presidenti Volodymyr Zelensky javën e kaluar u kërkoi liderëve të G7-ës ndihmë me sistemet antiraketë pas një vale sulmesh ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Look who’s here!
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) November 7, 2022
NASAMS and Aspide air defence systems arrived in Ukraine!
These weapons will significantly strengthen #UAarmy and will make our skies safer.
We will continue to shoot down the enemy targets attacking us.
Thank you to our partners: Norway, Spain and the US. pic.twitter.com/ozP4eXhgOg
“Ne duhet të sigurojmë mbrojtjen e plotë të qiellit të Ukrainës dhe për ta arritur këtë, ne do të bëjmë gjithçka të mundshme dhe të pamundur”, tha Zelensky të shtunën. /Nacionale/