Si po e kthejnë sistemet e avancuara të raketave “betejën e zjarreve”, në favor të Ukrainës - NACIONALE

Si po e kthejnë sistemet e avancuara të raketave “betejën e zjarreve”, në favor të Ukrainës

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Në luftën Rusi-Ukrainë, sulmet e artilerisë janë duke luajtur një rol vendimtar. Fillimisht, ushtria ruse kishte një avantazh shumë të madh ndaj forcave të armatosura të Ukrainës, për shkak të një arsenali shumë më të madh të sistemeve të artilerisë.

Kjo do të thotë, se ata ishin në gjendje të shkatërronin pozicionet ukrainase në lindje, duke qëndruar jashtë gamës së armëve ukrainase.

Por tani, edhe ose me vonesë, duke dhuruar sisteme artilerie që kanë një rreze më të gjatë dhe saktësi më të madhe veprimi, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe Gjermania, kanë ndihmuar për të përmbysur balancën e fuqisë së zjarrit në favor të Ukrainës.

Kjo përfshin armatosjen e trupave ukrainase me sisteme raketash me shumë lëshime ose MLRS.

MLRS do të thotë "Multiple-Launch Rocket System", një sistem i lëvizshëm i artilerisë raketore që lëshon raketa të shumta tokë-tokë.

E operuar nga një ekuipazh prej tre personash (shofer, gjuajtës dhe shef seksioni), arma është një sistem shumë i lëvizshëm, automatik që mund të lëshojë 12 raketa të drejtuara me saktësi sipërfaqe-tokë në më pak se një minutë. Ato mund të gjuhen individualisht ose në çifte deri në 12.

Municionet M31 Guided Multiple Launch Rocket System (GMLRS), me një kokë lufte shpërthyese 200 lb, mund të godasin një objektiv më shumë se 50 milje larg - dyfishi i rrezes së sistemeve të tjera të artilerisë të përdorura nga ushtria.

Sistemi ka edhe një kompjuter të kontrollit të zjarrit që siguron ruajtjen e saktësisë duke ri-orientuar lëshuesin midis raundeve.

M270 MLRS u zhvillua nën një program të udhëhequr nga ShBA, që futi këto sisteme në shërbim në vitet 1980.

Ndërsa, ky sistem u përdor për herë të parë nga Mbretëria e Bashkuar gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Ndërsa, vendi i ka dhënë Ukrainës gjithsej gjashtë MLRS, si dhe raketa M31A1 të drejtuara me saktësi.

Pse Ukraina dëshiron MLRS?

MLRS i Mbretërisë së Bashkuar dhe një sistem i ngjashëm artilerie i ShBA-së, i quajtur Sistemi i Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS), kanë një rreze më të gjatë, saktësi shumë më të mirë dhe një shpejtësi më të shpejtë zjarri krahasuar me Smerch, Uragan dhe Tornado të projektuar nga sovjetikët - raketahedhës të përdorur shumë nga Rusia dhe Ukraina.

Edhe Gjermania i ka ofruar ukrainasëve versionin e saj MARS II si dhe qindra raketa.

Kjo do të thotë se trupat ukrainase janë në gjendje të godasin pozicionet ruse - duke përfshirë automjetet e blinduara, bazat ushtarake, postet komanduese dhe depot e municioneve - me saktësi dhe me një rrezik të reduktuar për t'u goditur nga kundër-zjarr rus.

Për të kompensuar mungesën e saktësisë, ushtria ruse është e detyruar të përdorë një numër të madh fishekësh kundër një objektivi ukrainas.

Raketat M31A1 të Mbretërisë së Bashkuar janë projektuar për t'u mbrojtur kundër artilerisë së rëndë ruse dhe diapazoni i MLRS prej më shumë se 50 milje i lejon Ukrainës të godasë përtej linjave ruse, duke e vënë gjithashtu atë jashtë mundësive të shumicës së sistemeve të artilerisë ruse.

Megjithatë, deri më tani udhëheqësit perëndimorë janë përmbajtur nga sigurimi i Ukrainës me raketa edhe me rreze më të gjatë për lëshuesit që mund të arrijnë objektiva deri në 186 milje, që mund të lejonin ushtrinë të godasë edhe brenda territorit rus.

A ka Rusia MLRS?

Rusia ka sistemin e vet të raketave të lëshimit të shumëfishtë: MLRS 9K58 Smerch 300 mm. Ai lëshon raketën 300 mm 9M55K dhe ka një rreze prej 12 deri në 43 milje.

Smerch është zhvilluar në fillim të viteve 1980 dhe ka hyrë në shërbim në ushtrinë ruse në 1988.

I njejti sistem, përdoret gjithashtu nga ushtritë e Indisë, Armenisë, Azerbajxhanit, Bjellorusisë dhe Ukrainës, si dhe është eksportuar në Kuvajt dhe Algjeri.

Lajme të ngjashme