Shtëpia e Bardhë reagon pas sulmit masiv në Lewiston - NACIONALE

Shtëpia e Bardhë reagon pas sulmit masiv në Lewiston

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, është njoftuar për situatën në Leëiston, ku raportohet për të paktën 22 të vrarë nga një sulm masiv, dhe se kreu i vendit do të mbahet i informuar me të dhëna të reja.

Presidenti Biden ka biseduar me guvernatoren e shtetit Maine, Janet Mills, me senatorët Angus King e Susan Collins si dhe me kongresistin Jared Golden dhe ka ofruar mbështetje të plotë federale pas sulmit, raporton televizioni BBC.

Në një deklaratë të Departamentit të Sigurisë së Atdheut thuhet se sekretari Alejandro Mayorkas është njoftuar për situatën dhe se ai ishte duke vazhduar që ta vëzhgonte gjendjen.

“Departamenti i Sigurisë së Atdheut është duke punuar ngushtë me partnerët tanë federalë, shtetërorë e lokalë për ta mbështetur komunitetin e Lewiston-it”- thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë, në një deklaratë të Departamentit të Drejtësisë thuhet se agjencitë federale ishin duke u asistuar autoriteteve lokale e shtetërore të sundimit të ligjit.

Lajme të ngjashme