Instruktor armësh, rezervist ushtrie: Çfarë dihet për sulmuesin e dyshuar në ShBA? - NACIONALE

Instruktor armësh, rezervist ushtrie: Çfarë dihet për sulmuesin e dyshuar në ShBA?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Robert Card, 40 vjeç, është shpallur person me interes nga policia amerikane pas të shtënave masive me 18 vrarë e 13 të lënduar në Maine të ShBA-së. Kush është Card-i?

Sipas një buletini të forcave të sundimit të ligjit në Maine, që është ndarë me televizionin “Fox News”, i dyshuari thuhet se është “instruktor i trajnuar për armë të zjarrit, që besohet se është në Rezervën e Ushtrisë me lokacion afër Saco-s”, raporton televizioni i njohur amerikan.

Në buletin thuhet, gjithashtu, se i dyshuari rishtazi kishte raportuar për probleme të shëndetit mendor, “duke dëgjuar zëra e duke kërcënuar se do ta sulmonte Bazën e Gardës Kombëtare në Saco”.

Sipas dokumentit, Card-i ishte pranuar në një qendër të shëndetit mendor për dy javë gjatë verës para se të lirohej.

Në disa fotografi të publikuara nga policia lokale, i dyshuari shihet me një xhemper ngjyrë kafeje e i armatosur me një armë të gjatë.

Përmes një shkrimi në rrjetin X, qendra e FBI-së në Boston tha se ishte duke u bashkërenduar me forcat lokale e shtetërore të sundimit të ligjit në lidhje me këtë rast.

Lajme të ngjashme