Shpërthimi i urës së Krimesë, Ukraina pyet: Çfarë ka në radhë?
Zyrtarët rusë kanë thënë se një shpërthim kamioni ka shkatërruar të vetmin vendkalim midis gadishullit të okupuar të Krimesë dhe Rusisë.
Një shpërthim i madh në seksionin e rrugës bëri që cisternat e naftës të merrnin flakë, dhe të shembet ura.
Kujtojmë se Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014, ndërsa ura tashmë e shkatërruar përdorej për të lëvizur pajisjet ushtarake në Ukrainë.
Edhe pse Ukraina, nuk e ka marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë, një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, shkroi duke thënë: "Krimeja, ura, fillimi.”
Ai më pas shtoi se, “çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet.”
Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e “Moskva”në muajin prill.
“Dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë ukrainase janë rrëzuar.Çfarë ka në radhë?" shkruhej në Twitter.
Ndërsa, ministria e Jashtme ruse tha se "reagimi i regjimit të Kievit ndaj shkatërrimit të infrastrukturës civile është një dëshmi e natyrës së tij terroriste".
E hapur nga presidenti Putin në vitin 2018, ura e shkatërruar kishte për qëllim të simbolizonte që Krimea ishte ruse.
Rusia e ka përdorur urën për të lëvizur pajisje ushtarake, municione dhe personel nga Rusia në fushat e betejës në Ukrainën jugore.
Si e tillë, autoritetet ukrainase thanë se ishte një objektiv legjitim, pasi ata zotohen të rimarrin gadishullin.
Por, çdo sulm ndaj Krimesë, ku ushtria ruse ka një prani masive, do të shihet si një tjetër poshtërim masiv për Kremlinin. Ura është veçanërisht e urryer nga ukrainasit, pas shpërthimit në mediat sociale në Ukrainë u bënë festime të mëdha – një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin mbushi 70-vjeç.
