Shpërthen dhuna në Paris pas sulmit vdekjeprurës ndaj kurdëve
Pas një sulmi ndaj komuniteti kurd ditën e premte, ku mbetën të vrarë tre persona ndërsa u plagosën edhe disa të tjerë, në kryeqytetin francez ka shpërthyer dhuna.
Protestues të shumtë të mbledhur, kanë përmbysur makina duke u vënë flakën e duke hedhur gjësende ndaj policisë, ndërsa oficerët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Vrasja e tre kurdëve ndodhi në një qendër kulturore kurde dhe në një restorant, në një rrugë të populluar të Parisit.
Sipas policisë, i dyshuari një 69-vjeçar ishte një racist që urrente të huajt. AFP ka thënë se burri kishte nisur sulmin e tij me një pistoletë “shumë të përdorur”, ndërkohë që i është gjetur një kuti me 25 fishekë e dy ose tre karikatorë të mbushur.
Menjëherë pas të shtënave, nisën edhe trazirat me njerëzit që ndezën zjarre në mes të rrugës e thyen xhamat e makinave.

Dhuna fillestare në rrugë, të shtunën u përcoll me qindra kurdë të mbledhur paqësisht në Place de la Republique për të nderuar tre viktimat.
Bëhet e ditur se para arrestimit të të dyshuarit, tre vende ishin vënë në zjarr, qendra kurde Ahmet Kaya, një restorant dhe një parukeri.
Pas këtij sulmi, kurdët kanë bërë thirrje për mbrojtje më të mirë nga autoritetet franceze ndërsa udhëheqësit e komunitetit janë takuar me shefin e policisë pariziane.
Sulmi i së premtes, erdhi pothuajse 10 vjet pas vrasjes se tre aktivisteve kurde në Paris - një krim që ende nuk është zgjidhur.
