Shkon në mbi 19,800 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi - NACIONALE

Shkon në mbi 19,800 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë, ka njoftuar se numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 19,875 njerëz, ndërsa i të lënduarve në 79,717, pesë ditë pas tërmetit.

Kujtojmë se tërmeti i së hënës me epiqendër në qytetin Kahramanmaras, kishte një fuqi prej 7.8 ballë ndërsa preku edhe 10 provinca tjera në Turqi si dhe qytetet kufitare të Sirisë.

Bashkë më numrin e viktimave në Siri, numri i përgjithshëm në të dy vendet tani ka kaluar mbi 22,000.

Lajme të ngjashme