Shkon në 83 numri i të vdekurve nga zjarri masiv në Hong Kong, 250 ende të zhdukur - NACIONALE

Shkon në 83 numri i të vdekurve nga zjarri masiv në Hong Kong, 250 ende të zhdukur

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Shërbimi i zjarrfikësve në Hong Kong ka njoftuar se numri i konfirmuar i të vdekurve nga zjarri masiv ka shkuar në 83 deri të enjten në mesnatë sipas kohës lokale.

Përpos të vdekurve, të paktën 75 të tjerë kanë pësuar lëndime dhe së paku 250 të tjerë janë të zhdukur, raporton gazeta “The Guardian”.

Policia dyshon se skelat nga materiali i djegshëm dhe materialet me shkupë që ishin përdorur gjatë punës së mirëmbajtjes mund të kenë qenë shkaktare të përhapjes së shpejtë të zjarrit më vdekjeprurës në qytet në disa dekada.

Autoritetet morën shpejt masa një ditë pas zjarrit dhe i arrestuan shefat e një kompanie ndërtimi që ishte kontraktuar për ta kryer mirëmbajtjen e ndërtesave.

Policia tha se kishte arrestuar dy drejtorë dhe një konsulent inxhinieringu për vrasje pa dashje.

Emri i kompanisë nuk u bë i ditur, por autoritetet më vonë të enjten i bastisën zyrat e firmës, ku sekuestruan kuti me dokumente si prova.

Raportohet se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar letër homologut kinez, Xi Jinping, për t’i shprehur ngushëllime për rastin.

Lajme të ngjashme