Shkoi në turne arkeologjik, turisti britanik dënohet me 15 vjet burg për vjedhje në Irak
Një 66-vjeçar britanik është dënuar me 15 vjet burg në Irak pasi u shpall fajtor për vjedhje të antikiteteve ndërsa ishte në një turne arkeologjik në vend.
Familja e Fitton, jan shprehur të dëshpëruar nga vendimi, pasi kanë frikë se gjeologu në pension mund të vdesë gjatë vuajtjes së dënimit. Ata kanë kërkuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të mundësojnë lirimin e tij.
Sipas një peticioni të nisur nga familja e tij, Fitton u arrestua më 20 mars në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit kur zyrtarët e doganës kishin gjetur 12 fragmente në bagazhin e tij. Më pas, në peticion thuhet se fragmentet ishin dërguar në Muzeun Kombëtar të Irakut për analizë dhe ishin klasifikuar si artefakte.
Në faqen e peticionit, familja e Fitton thotë se ai ishte në një turne gjeologjik dhe arkeologjik në qytetin antik jugor të Irakut, Eridu, kur kishte marrë 12 fragmentet. Ata thanë se nuk kishte pasur roje apo tabela që ndalonin marrjen e sendeve.
Avokati i Fitton tha se klienti i tij, i pëlqen gurët dhe i mbledh nga çdo vend që viziton, duke pretenduar se nuk kishte qëllim kriminal dhe sendet i kishte marrë në një vendgrumbullim mbeturinash. Ai njoftoi se do të apelojë vendimin.
Ndërkohë, i pyetur për rastin e Fitton, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar tha për CNN, se "po ofrojnë ndihmë konsullore për një shtetas britanik në Irak dhe vazhdojnë të mbështesin familjen e tij," duke shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale.