Shkoi në mbi 60.000 numri i të vrarëve nga lufta në Gaza, thotë Ministria e Shëndetësisë
Numri i palestinezëve të vdekur nga lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza ka shkuar në mbi 60 mijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që menaxhohet nga Hamasi.
Në këtë shifër, e cila nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur, nuk bëhet dallimi mes civilëve dhe luftëtarëve. Sidoqoftë, Hamasi thotë se gratë dhe fëmijët e përbëjnë rreth gjysmën e viktimave, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Izraeli thotë se ka vrarë rreth 20 mijë njerëz të armatosur në Gaza nga janari dhe 1.600 militantë të tjerë brenda Izraelit gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi në tetorin e vitit 2023, kur u vranë rreth 1.200 njerëz e 251 të tjerë u morën peng, duke e nxitur fillimin e luftës.
Përpos të vdekurve, Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se nga fillimi i luftës janë plagosur mbi 145 mijë njerëz dhe mijëra të tjerë mbeten të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave e zonave të shkatërruara.