Shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Britanisë Suella Braverman, zëvendësohet nga James Cleverlyn - NACIONALE

Shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Britanisë Suella Braverman, zëvendësohet nga James Cleverlyn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Suella Braverman është shkarkuar nga posti i Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, pas akuzave se ka nxitur tensione në Ditën e Armëpushimit.

Kritikët e Braverman e fajësuan atë për për komentet përçarëse në The Times, “që nxitën” përleshjet e dhunshme të Ditës së Armëpushimit midis protestuesve pro-palestinezë dhe mbështetësve të së djathtës ekstreme.

Dihet së në fund të javës së shkuar Braverman kishte akuzuar policinë në The Times, për favorizim të protestuesve të krahut të majtë pro-palestinez.

Në një deklaratë të shkurtër Braverman ka thënë se ishte privilegj i madh të shërbente si Sekretare e Brendshme.

“Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbej si Sekretare e Brendshme. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur,”- është shprehur ajo.

Ndërkohë është raportuar se kryeministri Rishi Sunak është duke bërë një riorganizim të madh të kabinetit. Nga raportimet e The Sun bëhet e ditur se zonjën Braverman do ta zëvendësoj Sekretari i Jashtëm, James Clevlerly. Ndërsa, mediat britanike raportojnë se një kthesë dramatike ka bërë edhe ish-kryeministri David Cameron, duke u rikthyer në politikë si Sekretar i Jashtëm.

Kujtojmë se në demonstratat e mëdha gjatë fundjavës, aktivistët palestinezë të veshur si “vrasës të Hamasit” dhe persona të krahut të djathtë plagosën disa oficerë.

Lajme të ngjashme