Autoritetet britanike: Rreth 300 mijë pjesëmarrë në tubimin pro-palestinez në Londër
Një protestë e madhe pro-palestineze është duke u zhvilluar në Londër ndërsa qindra mijëra njerëz marshojnë nëpër qendër të qytetit të shtunën.
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane të Londrës i tha CNNse rreth 300 mijë njerëz morën pjesë në tubim.
CNN raporti se prani e madhe e policisë u pa në Hyde Park Corner të Londrës qendrore, ndërsa protestuesit brohorisnin "Palestinë e lirë, e lirë" dhe "armëpushim i menjëhershëm".
Ndërkohë, Policia arrestoi 82 kundër-protestues në Londër, të cilët u përpoqën të përballeshin me ata që merrnin pjesë në tubim.
Gjithashtu, mijëra njerëz në Bruksel dhe Paris morën pjesë gjithashtu në demonstratat pro-palestineze të shtunën.