Shefi i NATO-s paralajmëron mundësinë e "luftës totale me Rusinë" - NACIONALE

Shefi i NATO-s paralajmëron mundësinë e "luftës totale me Rusinë"

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se rritja drastike e numrit të trupave të Aleancës të gatshme për luftim në krahun lindor synon të sigurojë që presidenti rus të mos gjykojë gabimisht gatishmërinë e tyre për të vepruar.

"Ne jetojmë jo vetëm në një botë më të rrezikshme, por edhe në një botë më të paparashikueshme. Jetojmë në një botë ku lufta po zhvillohet në Evropë dhe me operacione ushtarake të përmasave domethënëse", tha Stoltenberg.

"Në të njëjtën kohë, ne e dimë se situata mund të përkeqësohet nëse kjo kthehet në një luftë totale midis Rusisë dhe NATO-s. Në atë rast, ne do të shohim vdekje dhe shkatërrim në një nivel që është shumë, shumë më i keq se ai që shohim në Ukrainë“, përfundoi Stoltenberg. /Nacionale/

Lajme të ngjashme