ShBA: Ukraina ka 'çdo të drejtë' të mbrojë territorin pas zgjedhjeve ruse - NACIONALE

ShBA: Ukraina ka 'çdo të drejtë' të mbrojë territorin pas zgjedhjeve ruse

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Departamenti i Shtetit Amerikan thotë se, referendumet në territoret e pushtuara nga Rusia 'të pjekura paraprakisht', u siguruan që t'i jepnin Moskës pretekst për 'rrëmbim toke'.

Pas këtyre zgjedhjeve ShBA thotë se, Ukraina ka "çdo të drejtë" të vazhdojë të mbrojë territorin e saj sovran.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u tha gazetarëve se rezultatet e sondazheve, të denoncuara nga Perëndimi dhe aleatët e tij si "mashtrime", ishin "të parapërgatitura", por duke u siguruar se do t'i siguronin Moskës bazën që ajo kërkonte të kapte dhe të kryente një " rrëmbim të tokës”.

"Shtetet e Bashkuara nuk do t'i njohin kurrë përpjekjet e Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës. Krejt e kundërta. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët për të sjellë edhe më shumë presion mbi Rusinë dhe individët dhe subjektet që po ndihmojnë në mbështetjen e tentativës së saj për rrëmbimin e tokës." tha Price.

Ai shtoi se, ShBA do të ndërmarrë hapa shtesë "në ditët në vijim" për t'iu përgjigjur sondazheve.

Pak më parë, Shtëpia e Bardhë poashtu njoftoi 1.1 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për të forcuar forcat e Kievit, ndërsa ato kërkojnë të ndërtojnë sukseset ushtarake në largimin e Rusisë nga rajoni verilindor i Kharkivit të Ukrainës.

Në ndihmë përfshihen sisteme të reja raketash me rreze të gjatë HIMARS, qindra automjete të blinduara, radarë dhe sisteme kundër dronëve.

Moska pretendon se më shumë se 98% e votuesve zgjodhën t'i bashkohen Rusisë pas referendumeve në rajonet Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.

Këto votime janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, me kombet evropiane dhe ShBA-të që i cilësojnë ato si "mashtrim" dhe thonë se nuk do t’i njohin.

Lajme të ngjashme