SHBA thotë se Rusia do të sajojë prova të rreme për vdekjet në burg - NACIONALE

SHBA thotë se Rusia do të sajojë prova të rreme për vdekjet në burg

1 javë më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët amerikanë besojnë se Rusia është duke punuar për të fabrikuar prova në lidhje me sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar në një burg ku po strehoheshin të burgosurit ukrainas të luftës.

Një zyrtarë i lartë amerikan, ka thënë për Associated Press, se zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë përcaktuar se Rusia po kërkon të vendosë prova të rreme për të bërë të duket se për sulmin e 29 korrikut në burgun Olenivka që la 53 të vdekur, përgjgjëse janë forcat ukrainase.

Më vete, një zyrtar i qeverisë perëndimore, ka informuar se ekspertët e eksplozivëve që kanë shqyrtuar fotot e burgut të lëshuara nga rusët pas incidentit kanë përcaktuar se shkatërrimi nuk ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga "një sulm me eksploziv të lartë nga jashtë” dhe se kishte “shumë më shumë gjasa të ishte ndezës dhe nga brenda vendndodhjes”.

Pas këij sulmi, Rusia ka pohuar se ushtria e Ukrainës ka përdorur raketahedhës të furnizuara nga ShBA për të goditur burgun në Olenivka, një vendbanim i kontrolluar nga Republika Popullore e Donetskut e mbështetur nga Moska.

Kjo akuzë është mohuar nga ushtria ukrainase, dhe krahu i inteligjencës i ministrisë së mbrojtjes ukrainase pretendoi në një deklaratë se kishte prova se separatistët vendas të mbështetur nga Kremlini u pajtuan me FSB-në ruse, agjencinë kryesore pasardhëse të KGB-së dhe grupin mercenar Wagner për të minuar kazermën përpara se të "përdornin një substancë të ndezshme, e cila çoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit nëpër dhoma.”

Zyrtari amerikan, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht, tha se inteligjenca e klasifikuar – e cila u ul së fundmi – tregon se zyrtarët rusë mund të vendosin edhe municione nga sistemet raketore të artilerisë së lartë të lëvizshmërisë së mesme, ose HIMARS, si dëshmi se në sulm janë përdorur armë të furnizuara nga ShBA-ja.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka hedhur poshtë me zemërim këto pretendime.

"Është vërtetuar absolutisht dhe është absolutisht e qartë se çfarë ndodhi në Olenivka," është shprehur Peskov të enjten në një konferencë me gazetarët.

“Të burgosurit ukrainas të luftës u vranë nga ushtria ukrainase. Ukraina vrau ushtarët e saj që ishin në robëri dhe shumë të tjerë u plagosën. Ka prova dhe nuk ka asgjë për të fshehur.”

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se ai po cakton një mision faktmbledhës në përgjigje të kërkesave nga Rusia dhe Ukraina për të hetuar vrasjet në burg.

Guterres u tha gazetarëve se nuk ka autoritet për të kryer hetime penale, por ka autoritet për të kryer misione faktmbledhëse. Ai shtoi se termat e referencës për një mision në Ukrainë janë duke u përgatitur dhe do t'i dërgohen qeverive të Ukrainës dhe Rusisë për miratim. Ndërsa, Peskov tha se Rusia ka ftuar OKB-në dhe Kryqin e Kuq që të vizitojnë vendin dhe të kryejnë një hetim.

Të burgosurit ukrainas në burgun e Donetskut përfshinin trupa të kapur gjatë rënies së Mariupolit.

Ata kaluan muaj të tërë të izoluar me civilë në fabrikën gjigante të çelikut Azovstal në qytetin port dhe rezistenca e tyre gjatë një bombardimi të pamëshirshëm rus u bë një simbol i sfidës së Ukrainës kundër agresionit të Rusisë.

Lajme të ngjashme