SHBA: Putini ka përdorur dy të tretat e fuqisë totale luftarake, vetëm sot janë lëshuar 320 raketa
Presidenti rus Vladimir Putin ka përdorur dy të tretat e fuqisë totale luftarake ruse “për këtë pushtim”, u tha gazetarëve të dielën një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.
“Kjo do të thotë se ai e ka ende një të tretën jashtë Ukrainës, gjë që nuk është e parëndësishme”, tha zyrtari amerikan. Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se që nga mëngjesi i sotëm forcat ruse “kanë lëshuar më shumë se 320 raketa”. Ukrainasit e patën sot ditën e katërt të luftimeve për mbrojtjen e vendit të tyre, ndërsa forcat ruse në orët e para të mëngjesit kishin arritur të hynin në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.