ShBA-ja e kritikon vizitën e ministrit izraelit në Al-Aksa: Veprimet e njëanshme, të papranueshme
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara nga vizita e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Izraelit, Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë Al-Aksa pavarësisht nga paralajmërimet se një veprim i tillë do të mund të nxiste tensione.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që e ka potencialin për t’i përkeqësuar tensionet, saktësisht për shkak se ne duam që ta shohim të kundërtën duke ndodhur”- tha në një konferencë për gazetarë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
“Duam që tensionet t’i shohim të zvogëluara. Duam që tensionet t’i shohim duke u pakësuar”- shtoi ai.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në mënyrë të vendosur për ruajtjen e status-kuosë historike sa u përket vendeve të shenjta në Jerusalem”- u tha Price gazetarëve në përgjigjen e tij për një pyetje në lidhje me vizitën që nxiti tensione në rajon.
Çfarëdo “veprimi i njëanshëm” që e dëmton status-kuonë historie, është “i papranueshëm”- tha zëdhënësi amerikan.
Kjo vizitë “e ka potencialin për t’i përkeqësuar tensionet dhe për të nxitur dhunë”- shtoi Price. “Ne vazhdojmë që të jemi thellësisht të shqetësuar nga dhuna shumë e intensifikuar në Bregun Perëndimor”- tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
