Serbia do të eksportojë drejt Rusisë përmes Turqisë dhe Baltikut - NACIONALE

Serbia do të eksportojë drejt Rusisë përmes Turqisë dhe Baltikut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është gjetur një rrugë për eksportimin e produkteve serbe në Rusi. Mallrat do të dërgohen përmes Turqisë dhe disa vendeve baltike, ka thënë Ministri serb i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Branislav Nedimoviq.

Nedimoviq ka thënë për RTS se çështja me eksportin e mollëve ishte zgjidhur dhe se Serbia kishte eksportuar më shumë dredhëza në muajin e fundit sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministri tha se zhvillimet aktuale në tregun botëror të ushqimit ishin “lojë fëmijësh” në krahasim me atë që do të ndodhë në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm, prandaj ai beson se “duhet vigjilencë nga të gjitha institucionet” në Serbi. Ai kujtoi se ishin vendosur kuota tremujore të eksportit.

“Ne duhet të mbajmë një ekuilibër. Nuk duhet të prodhojmë pa pasur mjaftueshëm për veten tonë. Duhet të ketë gjithçka në Serbi dhe ne duhet të kemi mjaftueshëm për fqinjët në Ballkanin e Hapur”, ka thënë Nedimoviç.

Lajme të ngjashme