Scholzi e konfirmon pezullimin e ndihmave për Gazën: Me gjasë, vuajtjet e civilëve do të shtohen
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konfirmuar se vendi i tij do t’i pezullojë të gjitha ndihmat për zhvillim për Territoret Palestineze derisa të përfundojë një rishikim për t’u siguruar që këto ndihma u shërbejnë më së miri paqes rajonale dhe sigurisë së Izraelit.
“Matësi ynë do të jetë nëse dhe si këto projekte u shërbejnë më së miri paqes në rajon dhe sigurisë së Izraelit. Derisa ai rishikim të përfundojë, ne nuk do të bëjmë të qasshme asnjë burim të ri bashkërendues për zhvillim”- deklaroi kancelari gjerman, raporton gazeta “The Guardian”.
Ai shtoi: “Fatkeqësisht, mund të parashikojmë që vuajtjet e popullsisë civile në Rripin e Gazës, me gjasë, do të shtohen më tutje – por edhe kjo, gjithashtu, është për fajin e Hamasit dhe sulmit të tij nda Izraelit”.
Ministri gjerman i Mbrojtjes tha më herët të enjten se Gjermania ia ka ofruar Izraelit dy dronë të tipit “Heron” dhe do ta diskutojë me Izraelitët edhe ofrimin e municionit dhe anijeve, kërkesa që janë paraqitur nga ta.
