Rrufeja godet egërsisht një kamion në lëvizje - pamje nga momenti i frikshëm
Në videon e mëposhtme shihet momenti i frikshëm kur rrufeja godet një kamion në lëvizje në një rrugë në Florida, SHBA.
Pamjet janë marrë nga një grua e quajtur Michaelle May Whalen, e cila ishte duke udhëtuar me makinë bashkë më burrin e saj dhe tre fëmijët pas kamionit i cili në një moment u godit nga rrufeja.
Whalen tha se personat në kamion nuk ishin lënduar, megjithatë goditja e kishte dëmtuar plotësisht kamionin.