Rrezik i vërtetë për katastrofë nukleare në Ukrainë - NACIONALE

Rrezik i vërtetë për katastrofë nukleare në Ukrainë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbikëqyrësi nuklear i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar ndalim të menjëhershëm të çfarëdo aksioni ushtarak afër bazës nukleare në Zaporizhzhia, duke paralajmëruar "rrezik të vërtetë të katastrofës nukleare".

Shefi i IAEA, Rafael Mariano Grossi tha se ishte "ekstremisht i shqetësuar" nga raportet në lidhje me bazën më të madhe nukleare të Evropës.

Ky reagim vjen pasi Ukraina potencoi se pjesë të objektit nuklear ishin "dëmtuar seriozisht" nga sulmet ushtarake ruse.

Rusia sekuestroi bazën në mars.

I ka mbajtur punonjësit ukrainas, por Kievi akuzon forcat ruse se po hedh raketa në zona civile nga ajo qendër, duke përdorur "taktika terrori".

Sulmet e së premtes nënvizojnë "rrezikun shumë të vërtetë të katastrofës nukleare që mund të kërcënojë shëndetin publik dhe mjedisin në Ukrainë dhe përtej", tha Grossi në një komunikatë.

"Çdo sulm i drejtuar në ose nga baza do të ishte lojë me zjarrin, me pasoja potenciale katastrofike"
, shtoi ai.

"Për të mbrojtur njerëzit në Ukrainë dhe kudo nga aksidenti nuklear, ne të gjithë duhet të lëmë me një anë dallimet, tash. IAEA është e gatshme"
, tha Grossi, disa ditë pasi tha se baza ishte "totalisht jashtë kontrollit".

Operatori i bazës në Zaporizhzhia tha se raketat ruse kanë detyruar mbylljen e një një "njësie nukleare", duke shtuar se kishte rrezik për rrjedhje radioaktive.

Sulmet "shkaktuan rrezik serioz për operimin e sigurt të bazës", shkroi operatori Enerhoatom në Telegram.

Moska thotë se Ukraina kreu sulmin. 'BBC' nuk arriti të verifikojë dëmtimin e raportuar në bazën nukleare.

Megjithatë, BE-ja ka goditur Moskën për bombardimet e fundit me diplomatin më të lartë të bllokut, Josep Borrell, duke thënë se "dënon aktivitetet ushtarake të Rusisë" rreth uzinës.

"Kjo është një shkelje serioze dhe e papërgjegjshme e rregullave të sigurisë bërthamore dhe një shembull tjetër i mosrespektimit të normave ndërkombëtare nga Rusia"
, tha ai dhe bëri thirrje që IAEA t'i jepet akses në termocentral.

Forcat ruse mbajnë uzinën dhe zonat përreth, afër territorit të mbajtur nga ukrainasit. Ai përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetjet radioaktive.

Lajme të ngjashme