Rreth 400 vjet burgim ushtarëve ekuadorianë për zhdukjen me forcë të katër adoleshentëve - NACIONALE

Rreth 400 vjet burgim ushtarëve ekuadorianë për zhdukjen me forcë të katër adoleshentëve

8 muaj më parë

nga Nasuf Abdyli

Njëmbëdhjetë ushtarë ekuadorianë janë dënuar me nga 34 vjet burgim secili, pasi u shpallën fajtorë për zhdukjen me forcë të katër djemve vitin e kaluar.

Zbulimi i mbetjeve të katër djemve të rrahur e të djegur – të moshave 11 deri 15 vjeçe – e kishte shokuar vendin e përfshirë nga dhuna, raporton televizioni BBC.

Sipas gjykatës, një patrullë ushtarake i kishte marrë djemtë përderisa ata po kthehesin nga një lojë futbolli në qytetin Guayaquil, i kishte detyruar që t’i hiqnin rrobat, i kishin rrahur dhe i kishin lënë në një vend të braktisur dhe të rrezikshëm.

Njëri nga djemtë e kishte telefonuar babanë, por kur ai kishte arritur, ata nuk ishin më aty. Trupat e tyre të djegur u gjetën disa ditë më vonë afër një baze ushtarake afër qytetit Guayaquil.

Gjithsej 17 ushtarë ishin në gjyq për zhdukjen e 15-vjeçarit Nehemias Arboleda, 11-vjeçarit Steven Medina, si dhe vëllezërve Ismael, 15 vjeç, e Josue Arroyo, 14 vjeç.

Njëmbëdhjetë ushtarë u dënuan me nga 34 vjet e tetë muaj burgim, ndërsa pesë të tjerë me vetëm nga dy vjet e gjysmë burim falë bashkëpunimit me prokurorinë.

Një kolonel i lartë që nuk ishte në patrullim me pjesën tjetër të grupit u shpall i pafajshëm.

Ushtarët ishin duke patrulluar si pjesë e fushatës qeveritare kundër bandave kriminale në vend. Kjo fushatë ka sjellë shtim të krimit, pasi pushteti i bandave është zgjeruar.

Zyrtarët e mbrojtjes fillimisht kishin thënë se katër fëmijët ishin ndalur nga patrulla ushtarake, pasi dyshoheshin për vjedhje.

Megjithatë, gjykatësi vlerësoi se ata ishin “viktima të pafajshme të një krimi shtetëror” dhe urdhëroi që familjeve të tyre t’u lëshohet një kërimfalje zyrtare dhe katër viktimat të kujtohen në një pllakatë./Nacionale

Lajme të ngjashme